Kurti: Serbia po shpërndan mesazhe të rreme në botë ndaj Kosovës

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në edicionin e 8-të të Konferencës së Ambasadorëve, tha se përpjekjet e Serbisë për të minuar sovranitetin dhe integritetin territorial të shtetit të Kosovës vazhdojnë të paraqesin kërcënim ndaj sigurisë sonë kombëtare.

 

“Me miliona të shpenzuara për lobim dhe komunikim ndërkombëtar, lufta propagandistike e Serbisë, në bashkëpunim të ngushtë me Federatën Ruse, po egërsohet nga dita në ditë, duke shpërndarë mesazhe të rreme kundër Republikës sonë,” tha Kurti.

Ai theksoi se urat e bashkëpunimit nuk ndërtohen vetëm në sallë, por gjatë gjithë vitit.

The post Kurti: Serbia po shpërndan mesazhe të rreme në botë ndaj Kosovës appeared first on Kosovapost.net.