Kurti: Qeveria do ta shfajësojë presidentin me platformën për dialogun dhe t’i përsëris gabimet

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka përkujtuar se nesër bëhen 8 vite që prej momentit kur ka filluar dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel.

Tutje ai rikujtoi poashtu se një ditë më vonë bëhen 8 muaj që nga momenti kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta, transmeton Indeksonline.

Kurti tha se sot as tetë minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësit institucionale por që insistohet të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm.

Postimi i plotë:

Nesër bëhen 8 vjet prej kur nisi dialogu Kosovë-Serbi në Bruksel, njëherë si teknik e pastaj si politik, njëherë me znj.Tahiri e pastaj me z.Thaçi. Pasnesër bëhen 8 muaj prej kur deputetët morën raportin qeveritar mbi 33 marrëveshjet e Brukselit, për arritjet e pakta dhe ngecjet e shumta atje. Mirëpo, sot, as 8 minuta nuk do të diskutohet në Kuvend për vitet e humbura, dëmet e shkaktuara dhe përgjegjësinë institucionale. Gjersa Qeveria insiston të vazhdohet me platformë për dialogun e ardhshëm, ajo ka interes në shfajësimin e presidentit aktual dhe në përsëritjen e gabimeve nga e kaluara.