Kurti pritet me gjuajtje të vezëve gjatë vizitës në Skënderaj

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ditën e sotme vizitoi komunën e Skenderajt, bashkë me Ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavcin.

Ajo çfarë e çoi Kurtin në Skenderaj ishte përurimi i një çerdheje atje.

Por, jo gjithçka shkoi ashtu siç duhet për të, pasi ai u godit me vezë gjatë kësaj vizite të tij.


Njoftimin për gjujajten me vezë e ka bërë kryetari i degës se VV-së në Skënderaj, Hysni Mehani.

Kjo nuk është hera e parë, që Kurti ishte gjuajtur me vezë në këtë Komunë, pasi diçka e tillë kishte ndodhur edhe në vitin 2021 gjatë një tubimi, ku ishte detyruar të largohej.

Edhe gjatë fushatës së këtij për zgjedhjet parlamentare të këtij viti, Kurti në Skenderaj ishte pritur me fishkëllima e thirrjet “Thaçi, Thaçi”.

/Reporteri.net/