Lëvizja Vetëvendosje po mban tubim në Skënderaj e më pas në Drenas.
Me t’u ndalur në Skënderaj, kryetari i kësaj partie, Albin Kurti u prit me fishkëllima e thirrje “Thaçi, Thaçi”.
Këtë e dëshmon edhe një video e ziguruar nga Demokracia.com.
Qytetarët në Skenderaj të cilët jane mbledhur përpara përkrahësve të VV-së brohorisnin edhe “PDK, PDK, PDK”.