Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përkujtuar ish-gazetarin, politikanin dhe njërin nga njerëzit më të afërt të ish- presidentit Rugova, Xhemajl Mustafa.
Kurti ka përkujtuar të ndjerin Mustafa me rastin e përvjetorin e ditëlindjes së tij të 66-të, duke cekur se ishte takuar me të disa herë në fundvitet ’90-të.
“Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët”, vlerëson Kurti njërin nga kokat më të ndritura që kishte LDK-ja… dhe jo vetëm.
Më poshtë statusi i tij:
Sot Xhemajl Mustafa e ka ditëlindjen. Po të ishte gjallë do t’i kishte mbushur 66 vjet. Një vit e gjysmë pas luftës e kanë vrarë mizorisht para banesës së tij në lagjen ‘Dardania’. Askush nuk u gjykua e dënua për këtë krim. E kam takuar disa herë në fundvitet e ’90-a. Gjithmonë i dashur dhe i qetë, përherë i kredhur në mendime dhe i prajshëm në komunikim. Burrë i mirë, siç themi ne shqiptarët. Në vijim është një poezi e Xhemajl Mustafës për Adem Demaçin e shkruar në vitin 1972.