Mevludin Hërniq, i mbijetuar i gjenocidit serb në Srebrenicë, ka botuar veprën “Dëshmitar i gjenocidit në Srebrenicë”, në nder të 30-vjetorit të kujtimit të kësaj ngjarje të dhimbshme.
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e organizuar nga Shtëpia Botuese e Bashkësisë Islame të Kosovës, “Dituria Islame”, dhe tha se kjo ngjarje dëshmon që kujtesa është akt rezistence.
“Më shumë se një rrëfim personal, është gur kujtese me një plagë që ende kullon. Është zëri i një njeriu që mbijetoi për të treguar e kujtuar ata të cilët nuk mundën. Sot ai zë po flet edhe në gjuhën shqipe në mënyrë që kujtimi të merr zemër edhe në vendin tonë”, tha ai, teksa shprehu mirënjohje për autorin që po sjellë rrëfimin e tij edhe në Kosovë.
“Në heshtjen pas një gjenocidi, çdo fjalë që tregon të vërtetën është dritë e cila ndriçon kujtesën tonë kolektive”, ka thënë Kurti.
Ai më tej tha se në të njëjtën dekadë, edhe Kosova përjetoi mizorinë dhe krimin e njëjtë sikurse Bosnje dhe Hercegovina.
Gjatë ceremonisë ndanë kumtesat e tyre Hysen Matoshi nga Instituti Albanologjik i Kosovës, Sylë Ukshini profesori në Universitetin “Kadri Zeka” dhe historiani Durim Abdullahu.
The post Kurti për veprën e Srebrenicës:Çdo fjalë është dritë për kujtesën kolektive appeared first on Kosovapost.net.