Kurti për Ekrem Jasharin: Veprimtar vetëmohues

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me anëtarë të kabinetit dhe deputetë të Kuvendit, vizitoi për ngushëllime familjen Jashari, për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Ekrem Jashari, transmeton KosovaPost.

Sipas njoftimit nga Kryeministria, Kurti i shprehu familjes dhe miqve të tij ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e më të dashurit të tyre.

“Baca Ekrem ishte veprimtar vetëmohues dhe punëtor i pandalshëm i çështjes kombëtare. Liria e popullit, përparimi i Republikës dhe bashkimi i kombit janë idealet e tij që do të rrojnë, lartësohen e realizohen me secilin brez pas tij”, ka shkruar Kurti në librin e kujtimeve.

Ekrem Jashari vdiq më 22 qershor. Ai ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj dhe prej figurave të njohura dhe të respektuara të çështjes kombëtare.

The post Kurti për Ekrem Jasharin: Veprimtar vetëmohues appeared first on Kosovapost.net.