Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se do të fillojnë diskutimet për çështjen e Presidentit.
Pak para se të hynte në Kuvend ku po mbahet një seancë e jashtëzakonshme për buxhetin e këtij viti, Kurti tha:
“Brenda ditës do të fillojmë edhe bisedimet për Presidentin apo Presidenten e Kosovës”.
Në mbledhjen e parë të qeverisë së re të enjten, Kurti tha se është i gatshëm të bisedojë me partitë e tjera për çështjen e Presidentit.
“Pas konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së qeverisë, tash jemi në hapin e tretë, votimin e buxhetit të vitit 2026 dhe marrëveshjeve ndërkombëtare. Porsa të përfundohen këto, jam i gatshëm që nga nesër të fillojmë kontaktet dhe diskutimet me subjektet tjera politike për çështjen e Presidentit”.










