A e llogarisin burokratët e karrierës në Departamentin Amerikan të Shtetit qasjen e kryeministrit Albin Kurti si obstruksioniste? – pyeti kongresmeni Keith Self në një seancë dëgjimore mbajtur dje në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA.
Në pyetjen e kongresmenit amerikan, përgjigje duhej të jepnin tre ekspertë që ishin ulur përballë tij, mes tyre, edhe profesori amerikan Edëard P. Jospeth si dhe eksperë si Lule Coffey dhe Max Primorac.
Përgjigjet e të treve ishin ‘po”. Pra, që Kurti konsiderohet si obstruksionist.
(Përgjigjet e ekspertëve në pyetjen e Self rreth Kurtit)
Edward P. Jospeh: Po.
Lule Coffey: Më shumë po se jo.
Max Primorac: Po.
Keith Self
Dëgjimi në Komitetin për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kishte në fokus zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në Kosovë, Serbi dhe në Bosnjë e Hercegovinë.
“Qëllimi i këtij dëgjimi është të vendosim një balance në Ballkan. Mbes me shpresë, se të gjitha palët do t’I shërbejnë interest amerikan derisa ne vazhdojmë të mbesim të përkushtuar për paqe dhe prosperitet për qytetarët e këtij rajoni.
Referuar agresionit rus në Ukrainë, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni më jostabil në Europë”, tha kongresmeni Self në hapje të kësaj mbledhje dëgjimore.
Një nga çështjet që ai përmendi, është Asociacioni i komunave serbr, por kongresmeni Self, po ashtu ngriti si shqetësim pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.
“Asociacioni i komunave serbe, ende nuk është implementuar. Ndërkohë, përreth kufirit (me Kosovën) në Luginën e Preshevës, pasivizimi i adresave është mjaft i dokumentuar”, tha kongresmeni Self.

(Foto: Kongresmeni Keith Self)
Në fjalën e tij, profesori Edward P.Joseph, kishte në fokus më shumë zhvillimet në Kosovë dhe në Serbi.
“Pse ky rajon ku NATO dhe ShBA janë të pranishme, vazhdon të jetë ende i paqëndrueshëm. Derisa nuk ka një aktor të vetëm lokal ose ndërkombëtar që mund t’i mveshtet krejt përgjegjësia për paqëndrueshmërine, diçka mbetet ende e paqëndrueshme: pranueshmëria e Serbisë për rekomandimet perëndimore për rajonin.
Serbia është në udhëkrqyq dhe kështu janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Duke zgjedhur rrugën Euroatlantike, e vetmja rrugë racionale për Serbinë, e cila s’mund të bëhet Bjellorusia e Ballkanit, do t’i jepte fund manipulimit me partnerët perëndimor të cilët duan ta shohin një Serbi të suksesshme”, tha Joseph.

(Foto: Profesori Edward P. Joseph – në cilësinë e ekspertit në këtë mbledhje të Komitetit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve)
Sulmi i Serbisë në Banjskë, Marrëveshja e Ohrit dhe çështje të tjera, u diskutuan në këtë seancë dëgjimore, kur flitej për Kosovën.
Cila është rëndësia e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve?
Sipas përshkrimit zyrtar, Komiteti i Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve është përgjegjës për mbikëqyrjen dhe hartimin e legjislacionit që lidhet me:
- Ndihmën e huaj – duke përfshirë ndihmën për zhvillim, “Millennium Challenge Corporation”, “Millennium Challenge Account”, programet për HIV/AIDS në vendet e huaja, asistencën e sigurisë dhe programet e Ligjit Publik 480 jashtë vendit.
- Zhvillimet e sigurisë kombëtare që ndikojnë në politikën e jashtme.
- Planifikimin strategjik dhe marrëveshjet.
- Kompetencat për shpalljen e luftës, traktatet, marrëveshjet ekzekutive, si dhe vendosjen dhe përdorimin e Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.
- Ruajtjen e paqes, zbatimin e paqes dhe zbatimin e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara ose të organizatave të tjera ndërkombëtare.
- Kontrollin e armëve dhe çështjet e çarmatosjes.
- Korporatën Ndërkombëtare të Financimit të Zhvillimit, Agjencinë e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).
- Aktivitetet dhe politikat e Departamenteve të Shtetit, Tregtisë dhe Mbrojtjes dhe agjencive të tjera që lidhen me Ligjin për Kontrollin e Eksportit të Armëve dhe Ligjin për Ndihmën e Huaj, përfshirë politikat e eksportit dhe licencimit për armatime, teknologji dhe pajisje me përdorim të dyfishtë.
- Ligjin ndërkombëtar.
- Promovimin e demokracisë.
- Çështjet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit, përfshirë programet dhe aktivitetet e kontrollit të narkotikëve.
- Çështjet ndërkombëtare të sigurisë kibernetike.
- Agjencinë e SHBA-së për Median Globale.
- Sigurinë e ambasadave; transmetimet ndërkombëtare.
- Diplomacinë publike, përfshirë komunikimin dhe politikën e informacionit ndërkombëtar, si dhe programet ndërkombëtare të arsimit dhe shkëmbimit; dhe të gjitha çështjet e tjera që nuk u janë caktuar posaçërisht nënkomiteteve.
- Ligjin për Administrimin e Eksporteve, përfshirë eksportin dhe licencimin e pajisjeve dhe teknologjisë me përdorim të dyfishtë dhe çështje të tjera që lidhen me politikën ekonomike ndërkombëtare dhe tregtinë që nuk u janë caktuar nënkomiteteve; dhe në lidhje me Kombet e Bashkuara, agjencitë e saj të lidhura dhe organizatat e tjera ndërkombëtare, përfshirë kontributet e detyrueshme dhe vullnetare për këto organizata.










