Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, nuk ka dhënë një përgjigje të qartë lidhur me mundësinë e mbajtjes së një takimi me përfaqësuesit e partive politike para datës 6 gusht.
I pyetur nga gazetarët nëse do të ftojë partitë në një takim për të diskutuar zhvillimet politike, Kurti vetëm falënderoi gazetarët.
‘’Faleminderit shumë, respekte për familjen e Tahir Sinanit’’, ka thënë Kurti
Deklarata e tij vjen në një kohë kur ushtruesja e detyrës së Presidentës, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit do të mbahet me 6 gusht në ora 10:00








