Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur të premten, ka sqaruar se vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës lidhet me pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik dhe jo me ndërprerjen e tij.
Ai ka theksuar se marrëdhëniet me SHBA-në mbeten të qëndrueshme dhe se nuk ka prishje të raporteve.
“Së pari duam të qartësojmë për qytetarët tanë se bëhet fjalë për pezullim e planifikimit për dialog strategjik, jo të dialogut strategjik si proces të nisur as të komunikimit të rregullt që ne kemi. Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. Ndonëse, opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportin e qeverisë sonë me qeverinë amerikane unë nuk dua t’i minimizojë zhvillimet e fundit. I siguroj qytetarët se qeveria jonë i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane. Në diplomaci kemi dallime në raport me Serbinë dhe veprimet e saj në Kosovë. Bashkëpunimi ushtarak po vazhdon. Marrëdhëniet janë të thella”, tha ai.