Dita e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 9 Prilli, është festë zyrtare.
Në çdo 9 Prill, liderët institucionalë dhe politikë e urojnë popullin e Kosovës për aktin më të lartë juridik dhe politik të vendit. Një gjë të tillë e kanë bërë edhe dje.
I vetmi lider që nuk e ka uruar këtë ditë ka qenë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili është edhe kryetari i Lëvizje Vetëvendosje.
Sikur Kurti kanë vepruar edhe përfaqësuesit tjetër të kësaj partie.
Këtë festë zyrtare nuk e ka uruar as ministrja në detyrë Drejtësisë, Albulena Haxhi.
Një urim për këtë ditë ka munguar edhe nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Ndryshe nga Kurti, të gjithë liderët tjerë institucionalë dhe politikë e kanë uruar popullin e Kosovës për këtë ditë. Një gjë të tillë e ka bërë presidentja, Vjosa Osmani dhe liderët e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së.
Nuk dihen arsyet pse kryeministri në detyrë dhe kryetari i VV-së nuk e ka bërë një urim të tillë.
Ajo që dihet është se qeveria e tij në këtë mandat është prej kabineteve qeveritare që më se shumti e ka shkelur Kushtetutën.
Shkelja e parë
Shkelja e parë ndodhi gjatë kohës së pandemisë Covid-19. Mbyllja gjatë kësaj kohe ishte shkelje e Kushtetutës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Kjo Gjykatë që është mbrojtës i Kushtetutës, gjeti që të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve u shkelën.
Qeveria e Kosovës / “Shkelësit e Kushtetutës, super kriminelë” – Kurti e ministrat e tij tri herë ranë ndesh me Kushtetutën
“TE SHPALLE qe Vendimi nr. 01/15 i Qeverise se Republikes se Kosoves, i 23 marsit 2020, nuk eshte ne perputhshmeri me nenin 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive Themelore] te Kushtetutes ne lidhje me nenet 35 [Liria e Levizjes], 36 [E drejta e Privatesise] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta per respektimin e jetes private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe e organizimit) te KEDNJ-se dhe nenin 2 (Liria e levizjes) te Protokollit nr. 4 te KEDNJ;” – thuhej në aktvendimin e Kushtetueses.
Shkelja e dytë
Edhe hera e dytë kishte të bënte me pandeminë Covid-19.
Kësaj here, u ataku vendimi i Qeverisë Kurti për vendosjen e karatinës dhe kundërvajtjet ndaj atyre që nuk respetkonin rregullat.
Shkelja e tretë
Shkelja e tretë e Kushtetutës u krye nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ministrja Arbëri Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim e filluar nga ish-kryetari Qëndëron Kastrati.
Në vendim thuhej se MASHTI-i përmes vendimit për mësim “ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore”.
Për këtë rast Nagavci kishte bërë një reagim duke thënë se do të analizoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese, transmeton nacionale.
Shkelja e katërt
Në muajin mars të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese gjeti se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka shkelur Kushtetutën.
Gjykata shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga Ministrja e Drejtësisë.
Shkelja e pestë
Në nëntor të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën Ligjin e miratuar nga qeveria Kurti për çmimet tavan.
Kjo solli reagime të mëdha nga pushteti.
Shkelja e gjashtë
Në qershor të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën Byronë për Konfsikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kushtetuta ishte shkelur edhe me rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit si president, dhe më pas me votimin e qeverisë Hoti.