Kurti nis ekspozenë me gjyqin në Hagë: Kërkesa për 45 vjet burgim bie ndesh me të vërtetën e luftës tonë

 

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, ka nisur fjalën e tij, ku ka përmendur edhe gjykimin në Hagë.

“Këto dy seanca po i mbajmë pasdite, sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vjet burg për secilin është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historike  politik luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë në Kosovë është i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile, që i ka kryer regjimi i Millosheviqit.”