Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka zgjedhur pikërisht ditën kur nis fushata për zgjedhjet e 28 dhjetorit të merr pjesë në një ceremoni përurimi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Atje, ai bashkë me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia shkoi për ta përuruar Akseleratorin e ri dhe Bunkerin në Klinikën e Onkologjisë.
I pyetur se pse vendosi që sot të jetë pjesë e një ceremonie të tillë, Kurti zgjodhi sërish heshtjen para gazetarëve.
Sipas raportimeve të Klan Kosovës, që po e përcjell nga afër këtë zhvillim, edhe pse sot u organizua ceremoni, punimet në Onkologji për Akselatorin dhe Bunkerin ende nuk kanë përfunduar.
Një pjesë e dyshemesë në Bunker është akoma e papërfunduar dhe punimet për të pritet të përfundojnë në javën që vjen.
*Klik













