Pas më shumë se dy dekadave të partisë pushtet, pushtetit parti, LVV e bëri ndryshimin e madh me kryetarin e ri dhe me mbështetjen e jashtëzakonshme të qytetarëve. Valon Prebreza do të sjellë demokraci, mirëqenie, zhvillim, funksionaliteti, dinjitet dhe barazi për të gjithë”.
“Këto janë zgjedhjet e katërta ku VV merr pjesë në gara për komunat e Kosovës. Më 2013 kemi marrë pjesë për herë të parë në garë, kemi fituar një komunë. Më 2017 i kemi fituar tri komuna. Më 2021 katër komuna, dhe sivjet i kemi fituar 7 komuna”, u shpreh Kurti.
“Përveç kësaj, katër komunat me të cilat kemi qeverisur këto katër vjet, Podujeva, Shtimja, Kamenica dhe Gjilani, i kemi mbrojtur fuqishëm. E këtyre katër komunave ia kemi shtuar edhe tri komuna, Fushë-Kosovës, Kastriotin dhe Mitrovicën tonë të dashur”, tha kreu i VV-së.
Kurti tha se Prebreza do ta ketë mbështetjen e parezervë “të qeverisë së Kosovës dhe timen si kryeministër”.
The post Kurti nga Fushë-Kosova: Udhëheqim me 7 komuna, e kemi edhe Mitrovicën tonë të dashur appeared first on Klan Kosova.










