Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër do të mbahet mbledhja e radhës e Qeverisë së Kosovës.

Sipas njoftimit, mbledhja do të nis të enjten në orën 11:00.

Në njoftimin për media nuk janë bërë të ditura pikat e rendit të ditës së kësaj mbledhjeje.