Opinionisti, Rrahman Paçarizi në Rubikon në Klan Kosova tha se kryeministri në detyrë, Albin Kurti është në siklet, pasi sipas tij po sulmon gazetarët në kërkim të një armiku.
Sipas Paçarizit, certifikimi i rezultateve do të marrë kohë, dhe në kohën kur kryeministri në detyrë, Kurti do të përballet me problemet me të mëdha për ta formuar qeverinë, do të përballet edhe me një situatë tjetër në veri.
“Kurti e ka njëfar sikleti dhe… janë gazetarët sepse janë më të pambrojturit. Është krejt e panevojshme sepse mediat nuk kanë ndërtu një qasje negative ndaj zotit Hajrulla Çeku, pavarësisht refuzimit”, tha Paçarizi.
Ai ndër tjerash shton se situata në Veri të Mitrovicës ka një potencial për t’u përkeqësuar.