Kurti në Mitrovicë, e ndërron lokalin dhe ‘ikë’ nga gazetarët (VIDEO)

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka ndërruar lokacionin e tubimit në Mitrovicë të Jugut.

Gazetari i Klan Kosovës, Flamur Gajtani bën të ditur se tanimë Kurti mbajti tubim në një restorant afër lumit të Ibrit, transmeton Klankosova.tv.

“Ndryshe nga vendi ku në lagjen ‘Tavnik’ ku duhej të ishte pak më herë kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i VV-së, Albin Kurti, i njëjti siç raportuam edhe më herët, anuloi pjesëmarrjen në atë ngjarje, dhe bashkë me aktivistët e kësaj partie, po mban tubim në një restorant afër lumit Ibër”, tha Gajtani.

Tutje, Kurti nuk u prononcua për media,pas përmbylljes së takimit.

The post Kurti në Mitrovicë, e ndërron lokalin dhe ‘ikë’ nga gazetarët (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.