Radhës së pritjes nuk iu shihte fundi. Ora 22:00 (mbrëmë) e zuri një pjesë të rinisë kosovare para hyrjes së një klubi nate. Kjo për ta parë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e një pjesë të kabanitetit të tij, të cilët do të ishin prezent në festë.
Të dielën, të rinjtë zakonisht bëhen gati që të nesermën të shkojnë në shkollë a në punë. Por e diela e 2 shkurtit ishte ndryshe.
Lëvizja Vetëvendosje arriti që t’i josh sidomos ata që do të votonin për herë të parë, të merrnin pjesë në klub nate. Kjo përmes transportit e hyrjes pa pagesë, si dhe kuponit nga i cili mund të merrje nga një pije falas. Mirëpo, dikush u detyrua të kthehej.
Kiksi ishte prezent aty. Madje, lehtësisht arriti ta sigurojë edhe biletën e hyrjes. Edhe më e lehtë ishte hyrja brenda.
Teksa Kiksi kaloi portën e sigurimit, asnjëri prej tyre nuk ia kërkoi asnjë dokument identifikimi. Se a ishte dikush nën moshën 18 vjecare, kjo nuk i interesonte askujt.
Synimi ishte që turma të rritej sa më shumë me qëllim që Kurti të kërkonte edhe më shumë vota.
Mirëpo, Udhëzimi Administrativ për ndalimin e pjesëmarrjes së fëmijëve në klube nate e thotë ndryshe.
Nga ana tjetër aty theksohet edhe veprimet që duhet të ndërmerren ndaj të miturve që hynë në ambiente të tilla. Por siç duket vetëm mbrotja e prezencës së kryeministrit Kurti ishte detyrë e policisë.