Kurti në Istog mezi i thotë dy fjalë për zhvillimet: Njëherë Kuvendi, mandej Qeveria

 

Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, më në fund ka vendosur të flasë pak për gazetarë për formim të institucioneve.

Në Istog ku shkoi për vendosjen  e gurthemelit të projektit të Banimit të Përballueshëm dhe Social, Kurti mezi i tha dy fjalë për këtë çështje.

“Njëherë Kuvendi, mandej Qeveria”, tha Kurti.

Ai ka injoruar pyetjet e gazetarëve për ngërçin në Kuvend para dhe pas çdo seance të Kuvendit të Kosovës ku s’po arrin ta bëjë Albulena Haxhiun kryeparlamentare./Express/