Kurti në BIK për ta uruar Bajramin, kujton hoxhallarët e rënë në luftë

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra nga kabineti qeveritar ka shkuar për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit.

Ai ka uruar të gjithë besimtarët për këtë festë, njofton Klankosova.tv.

“Si çdo vjet edhe sivjet si për çdo Bajram vizitën e parë e bëjmë te myftiu Naim Tërnava, te kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, këtu në selin e tyre në Prishtinë  për t’I falënderuar për angazhimin , punën, rolin, kontributin edhe aktual edhe historik” , tha Kurti.

“Sot kujtojmë edhe 37 hoxhallarë, imam, shehit që ranë heronj në luftën çlirimtare”, shtoi shefi i ekzekutivit.