Gazeta spanjolle “El Mundo” ka ndërruar fjalët e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili duke folur për “marrëveshjet ekonomike” të arritura nën mandatin e Trump mes Kosovës dhe Serbisë – për normalizim ekonomik – ka hequr tërërisht atë pjesë dhe shtuar fjali tjera.
Kjo pasi në media u bë temë “përzbutja” e Albin Kurti karshi akordeve për normalizim ekonomik që ishin arritur në Shtëpinë e Bardhë nën patronatin e Donald Trump, akorde të cilat Kurti i kishte artikuluar deri në përmasa të tradhtisë kombëtare nga qeveria jetëshkurtët e Avdullah Hoti.
Kjo pjesë ‘u avullua’ – në vend të saj diçka tjetër.
Ja çfarë përgjigje ka vendosur tash Kurti.
“Kosova ka një marrëdhënie të fortë bilaterale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bazuar në përkushtimin e saj të vazhdueshëm për sovranitetin tonë dhe integrimin tonë në Bashkimin Evropian dhe NATO”.
“Kosova në mënyrë indirekte është e varur nga Shtetet e Bashkuara dhe në të njëjtën kohë edhe nga marrëdhëniet që Shtetet e Bashkuara kanë shumë fuqi dhe pak kohë me Bashkimin Evropian, Rusinë, Kinën dhe Lindjen e Mesme. Nuk mendoj se do të ndryshojnë qëndrimin e tyre për Kosovën”, tha Kurti në përgjigjen e rinovuar.
Përgjigja e vjetër:
Përgjigja e re: