Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përkujtoi sot dëshmorët e fshatit Bllacë të Suharekës, që ranë gjatë luftës së Kosovës.
Kurti kujtoi sakrificën e tetë luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga ky fshat, të cilët dhanë jetën për lirinë e vendit.
Ai theksoi se jetët e tyre janë flijime të përjetësuara në kujtesën e popullit dhe historinë e Kosovës.
“Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës – u kujtofshin ndër breza!”, shkroi Kurti.
Nga rreth 80 luftëtarë të UÇK-së nga Bllaca, tetë ranë dëshmorë në beteja të ndryshme gjatë viteve 1998-1999, duke kontribuar me heroizëm në çlirimin e vendit.
The post Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit appeared first on TËVË 1 – Lexoje të vërtetën!.