Kurti mirëpret delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, së bashku me zëvendësministren në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, ka pritur sot në takim një delegacion nga Lutjet e Mëngjesit (National Prayer Breakfast) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga Van Vuong, transmeton KosovaPost.

Gjatë takimit, Kurti falënderoi delegacionin për angazhimin dhe interesimin e vazhdueshëm ndaj Kosovës, duke theksuar rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta dhe strategjike ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ai ka shprehur mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme, dypartiake dhe të palëkundur nga ana e ShBA-së.

Kryeministri në detyrë i informoi të pranishmit për zhvillimet aktuale në vend, përfshirë përparimin ekonomik, reformat demokratike dhe avancimin e të drejtave të njeriut, që reflektohen edhe në raportet më të fundit ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, si mbrojtja, zhvillimi dhe diplomacia, duke u theksuar nevoja për forcimin e lidhjeve të ndërsjella ndërmjet dy vendeve, njofton Zyra e Kryeministrit.

The post Kurti mirëpret delegacionin amerikan të Lutjeve të Mëngjesit appeared first on Kosovapost.net.