Kurti merr mandatin për formimin e qeverisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës.

Kurti gjatë mbrëmjes ka shkuar në takim në presidencë për të kërkuar mandatin për qeverinë.

“Sot, në përputhje me kushtetutën e Kosovës, kam caktuar Kryeministrin Albin Kurti, mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka thënë Osmani.

“I uroj suksese në udhëheqjen e Qeverisë së re dhe punë në shërbim të qytetarëve të Republikës së Kosovës.  Ju priftë e mbara”, ka thënë ajo.