Kurti: Me profesor Ali Dulën synojmë fitoren në Rahovec në zgjedhjet e 12 tetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar kandidaturën e Ali Dulës për kryetar të Rahovecit. Kështu është bërë e ditur nga faqja zyrtare e Vetëvendosjes. Ndërsa kryetari i LV-së, Albin Kurti ka thënë se “Me profesor Ali Dulën synojmë fitoren në Rahovec në zgjedhjet e 12 tetorit. Na priftë e mbara!”

Njoftimi i plotë:

Në Rahovec do të fitojmë sepse komuna duhet t’u kthehet qytetarëve përmes bashkëqeverisjes. Ky është modeli i Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe i kandidatit tonë për kryetar, Ali Dulës.

Në takimin e mbajtur sot me Grupin Punues të Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Rahovec, me pjesëmarrjen e Kryeministrit Albin Kurti, sekretarit Rama dhe drejtuesëve të strukturës në Pika, u zyrtarizua dhe u mbështet kandidatura e Ali Dulës për kryetar komune.

Me qeverisjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në nivel qendror, dhe me Ali Dulën në krye të komunës, Rahoveci do të ketë një bashkëpunim efektiv, që sjell investime, progres dhe zhvillim.

 

The post Kurti: Me profesor Ali Dulën synojmë fitoren në Rahovec në zgjedhjet e 12 tetorit appeared first on Kosovapost.net.