Me rastin e 12 Qershorit, Ditës së Çlirimit të Kosovës, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka organizuar një pritje shtetërore për të nderuar këtë ditë historike për vendin.
“Me respekt të thellë e përulësi nderojmë sakrificën e dëshmorëve, martirëve, invalidëve, veteranëve dhe të gjitha grave e burrave që kontribuuan për çlirimin e Kosovës”, tha mes tjerash Kurti në fjalimin e tij.
Ai theksoi se përkushtimi për drejtësi, barazi dhe progres me solidaritet mbetet orientimi i qeverisë së tij, në frymën e sakrificës së atyre që kontribuuan për lirinë.
Kurti kujtoi gjithashtu veprimet dhe vendimet e rëndësishme ndërkombëtare që mundësuan ardhjen e trupave paqeruajtëse të KFOR-it, duke e cilësuar këtë si mbyllje të një periudhe të errët të historisë së Kosovës dhe fillim të një kapitulli të ri për vendin.
Në pritjen shtetërore në nder të ditës së çlirimit të Kosovës, po marrin pjesë edhe ambasadorë të akredituar në Kosovë e mysafirë të tjerë./rtk
The post Kurti: Me përulësi nderojmë sakrificën për çlirimin e Kosovës appeared first on Kosovapost.net.