Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në takim Drejtorin Ekzekutiv të Raiffeisen Bank International, Johann Strobl dhe Shefen Ekzekutive të Raiffeisen Bank në Kosovë, Anita Kovaçiq.
U bisedua për zhvillimet financiare dhe bankare, për ekonominë e vendit dhe rajonit, dhe për mundësitë e mira që Kosova ofron për të bërë biznes.
Kryeministri Kurti theksoi rëndësinë e stabilitetit bankar dhe transparencës financiare për tërheqjen e investimeve të huaja dhe për mbështetjen e ndërmarrjeve vendore. Ai vlerësoi se Kosova ka potencial të madh zhvillimor dhe theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve publike dhe sektorit bankar.
Kryeministri nënvizoi gjithashtu rolin vendimtar të diasporës, e cila përveç remitancave, sjellë kapital investues, përvojë profesionale dhe rrjete ndërkombëtare që janë thelbësore për rritjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.
The post Kurti me drejtuesit e Raiffeisen Bank: Kosova ofron mundësi të mira për investime appeared first on Kosovapost.net.