Kurti ‘mbyll sy e vesh’ për shtrenjtimin e tretë të rrymës, nesër protestë para vendimit të ZRrE-së

“Qytetarët më të varfër në Evropë po i paguajnë faturat më të shtrentja të energjisë elektrike” – Lëvizja Vetëvendosje, 4 prill, 2015.

As edhe një fjalë të vetme s’e ka thënë deri sot për shtrenjtimin e tretë të energjisë elektrike – vendim të cilin pritet nesër ta merr Zyra e Rregullatorit të Energjisë – që funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, vendimarrës të cilët i ka emëruar vetë: Albin Kurti.

ZRrE ka publikuar agjendës e ditës për nesër: dhe aty, shtrenjtimi i tretë.

Ky shtrenjtim është i tretë gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes, subjekt ky që ka dhënë (dhe marrë) votëzotim për shtrenjtimin të energjisë elektrikee “sepse tepër shtrenjt, kur flejmë mbi gjithë këtë energji që kemi (2019)”.

Protesta e dytë e organizuar nga grupi “Asnjë cent më shumë” do të jetë jashtë dyerve të ZRrE-së – pas protestës së parë të javës së kaluar që shënoi një numër të madh pjesëmarrësish.

Albin Kurti e ka lënë Ministrinë e Ekonomisë, përkatësisht ministren e tij, Artane Rizvanollin, të bëjë avokaten e djallit – kjo e fundit postimet i ka të stërmbushura me komente “Asnjë cent më shumë”.

“I kemi propozuar ZRrE-së që rritja të jetë më e butë”, ishte krejt çka mund të thotë Artane Rizvanolli – për shtrenjtimin e tretë me radhë, që krahasuar me kur e ka marrë Vetëvendosje pushtetin, shto këtë të funden, shkon në mbi 150% më shtrenjtë, shkruan Nacionale.

Një nga punditët më të mëdhenj dhe kritikët më vokal të shtrenjtimit të rrymës, Shenoll Muharremi, ka shterruar të gjitha pasojat zingjirore që ky shtrenjtim do të sjellë.

Inflacioni vjen pashkëputshëm me këtë vendim, arsyeton Muharremi.

Shembull: ushqimi.

“Këto janë vetëm për ushqim, nuk përfshen faturat e rrymës, as ilaqet, transporti, shërbimet. Ky është një simulim që jam mundu me bë për me pa ndikimin eventual të një vale të re të inflacionit që mundet me u provoku nga një vendim i padrejtë i ZRRE-së të premten”, shkroi ai.

Shembull: qumshti

“Nëse cmimi aktual i qumështit është rreth €1.20 për litër. Me një rritje prej 15%, të provokuar nga rritja e cmimit të rrymës shkon në €1.38. Për një litër në ditë: +€0.18 në ditë +€5.49 në muaj Rreth €66 në vit për familje Totali? Mbi €24 MILIONË barrë shtesë vjetore për ekonomitë familjare në Kosovë. Inflacioni nuk ndalet vetëm në rrymë. Ai futet në frigorifer”, shkroi Muharremi.

Tri pyetjet e Bajramit

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar në rend të parë pezullimin e çfarëdo vendimi të ZRrE-së deri në themelimin e Kuvendit të Kosovës, përkatësisht legjislaturës së re.

Tri pyetje i ka shtruar ajo, që përkthejnë në përgënjeshtrim justifikimet e ZRrE-s.

📌Si ka mundësi që tri herë rriten tarifat e energjisë, derisa energjia nga KEK-u i shitet KESCO-s për vetëm 29.6 euro/MWh?

📌Si arsyetohet vendimi i ZRRE-së, kur KESCO dhe KEDS nuk i publikojnë pasqyrat e tyre financiare?

📌Si ka mundësi që edhe ministrja ekonomisë e pranon se nuk di nëse këto kompani e kanë përmbushur planin e investimeve?

Doarsa Kica-Xhelili, Nënkryetare e LDK-së, rikujtoi qëndrimet e Vetëvendosjes ndaj çmimeve asokohe të rrymës të cilat i quante “më të shtrenjtat në Evropë, për qytetarin më të varfër në Evropë”.

“Teksa nesër ZRrE ‘e mësyn’ rritjen e radhës së fryrjes së faturave, Ministrja e Ekonomisë ankohet se arsya e shpenzimit të rrymës është prodhimi i drogës, e përfaqësuesi i emëruar nga Qeveria në ZRrE ua ofendon inteligjencën çdo ditë qytetarëve. E qytetarët? Mezi mbijetojnë!”, shkroi ajo.

“Por ky nuk është halli i Qeverisë në detyrë. Varësisht si e kur “zgjohen në mëngjes”, para a pas zgjedhjeve, reflektimet e tyre ndryshojnë. Ju kujtohet në zgjedhje kryeministri? “Unë e kam ditë që jam i fortë, po s’e kom ditë që jam kaq i fortë”. I fortë paska qenë Martini, kryeministër. I dobëti qenke ti!”, shkroi Doarsa Kica-Xhelili.

ZRRE vendos nesër për tarifat e reja të rrymës, protestë qytetare kundër shtrenjtimit