Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ftuar sot në takim liderët e partive politike për të diskutuar hapat e mëtejmë dhe për të kërkuar një zgjidhje për krizën aktuale politike në vend.
Takimi pritet të zhvillohet në orën 16:00 dhe tashmë disa parti kanë konfirmuar pjesëmarrjen.
Nga Partia Demokratike e Kosovës, në takim do të marrë pjesë kryetari Memli Krasniqi, ndërsa Nisma Socialdemokrate do të përfaqësohet nga Fatmir Limaj. Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pritet të jetë Time Kadrijaj, kurse nga përfaqësuesi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ende nuk është bërë i ditur.
Kjo iniciativë e Kurtit vjen në një kohë kur procesi i konstituimit të Kuvendit është pezulluar përkohësisht.
Seanca e së premtes është ndërprerë pikërisht për t’i dhënë hapësirë këtij takimi ndërpartiak, ndërsa seanca e radhës është caktuar për të dielë
The post Kurti mbledh sot liderët politikë për të diskutuar krizën institucionale appeared first on Kosovapost.net.