Kurti i vetmi që s’foli pas takimit, në rrjetet sociale po komentohet “poza” e tij në Presidencë

Krerët e partive politike parlamentare sot shkuan në Presidencë për t’u takuar me presidenten Vjosa Osmani, e cila i ftoi ata në një përpjekje për të gjetur një gjuhë të përbashkët për të dalë nga bllokada në Kuvendin e Kosovës.

Pas përfundimit të takimit, me radhë liderët partiakë dolën para mediave që po i prisnin para Presidencës – përveç – siç bën zakonshëm – kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili nuk u prononcua.

Këtë praktikë, Kurti e ndjek tash e sa kohë në seancat e përsëritura të Kuvendit.

Nga takimi i pari doli kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili edhe arriti i pari në Presidencë.

Pas tij u deklaruan Memli Krasniqi i PDK-së dhe Lumir Abdixhiku i LDK-së.

Ndërsa, në fund një konferencë për media e mbajti edhe presidentja Osmani në Presidencë.

Të gjithë treguan se takimi i sotëm s’pati ndonjë rezultat të prekshëm për të çuar vendin para për formimin e institucioneve.

Edhe pse nuk foli para gazetarëve, vëmendje mori qëndrimi i tij që mbajti para fotoaparatëve.