Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal të Dardan Velijajt ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj.
Gazetari Mehmetaj ka theksuar se Prokuroria konfirmon se shkrimet e tij për të dhe për Kurtin rreth rastit të treguar nuk janë shpifje dhe nuk përbëjnë asnjë vepër penale.
Në profilin e tij në “Facebook”, Mehmetaj ka treguar se deri me tani i ka fituar disa raste të tilla kundër njerëzve të VV-së.
“Prokuroria konfirmon se shkrimet e mia për të dhe për Kurtin dhe rasti i treguar se si policia i zuri të mbuluar nën qebe në një veturë, nuk përbën as shpifje e as nuk përbën vepër tjetër penale, të cilat i ka pretenduar Velija. Pra, konfirmohet edhe një herë se çfarë kam thënë unë është e vërtetë dhe siç ceket në vendim “nuk ka elemente të veprës penale të lartcekur apo të ndonjë vepre tjetër penale”. Ky është rasti i kushedisat që unë e fitoj kundrejt këtyre strukturave, mbetje të gërditshme jugosllave që fatkeqësisht sot udhëheqin me shtetin e Kosovës të fituar me gjakun e dëshmorëve e patriotëve”, ka shkruar Mehmetaj.










