,

Kurti i kërkon të tërhiqet, ai refuzon: Pritet shkarkimi i Shkëlzen Gashit

Pas reagimeve të shumta ndaj deklaratave të Shkëlzen Gashit, këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ky i fundit siç duket ka reaguar, shkruan Fokusi.info.

Sipas burimeve të Fokusi.info, kryeministri Kurti ka kërkuar nga Gashi që të tërhiqet nga posti i këshilltarit, por Gashi ka refuzuar.

Sipas po këtij burimi, kryeministri Kurti pritet sot ta shkarkojë Shkëlzen Gashin.

Dje Gashi e ka ripërsëritur deklaratën e tij të dikurshme se Dick Marty nuk është anti shqiptar. Ai ka thënë se pjesëtarë të UÇK-së kanë kryer krime ndaj civilëve serbë.

“Krimet që janë kry prej pjesëtarëve të armatosur të UÇK-së ndaj civilëve serbë”, thotë Gashi.

“Ku unë them që Dick Marty nuk është anti-shqiptar, përkundrazi, Marty e ka publiku një raport, ku flitet për krimet që pjesëtarë të UÇK-së, kanë kry ndaj civilëve të pafajshëm”, ka thënë Gashi në frontal, përcjell Periskopi.

“Dyshohet që i kanë kry…”, ndërhyn gazetari.

“Po dyshohet sepse i kemi njëmijë civilë serbë të vrarë”, ia kthen Gashi./Fokusi.info

Video përmbledhëse e këtyre deklaratave që po qarkullon në internet, më poshtë:

https://www.facebook.com/870320119786305/videos/542299463325076/?t=3

Related Posts