Albin Kurti i Vetëvendosjes nga hapja e fushatës në Mitrovicë i goditi Hykmete Bajramin dhe Avdullah Hotin duke thënë se e ka shtuar buxhetin për 1.6 miliardë nga sa “ma kanë lënë”.
Bajrami reagoi në një shkrim në Facebook duke e quajtur “gënjeshtër” – dhe shtoi se e kanë lënë 2.4 miliardë ndërsa Kurt i deri më 30 nëntor 2025, “e ka 2.854 miliardë euro”.
“Rritje kjo kryesisht nga inflacion dhe e barabartë me importin e energjisë elektrike gjatë mandatit tënd”, tha ajo.
Bajrami e ftoi Kurtin që të marrë “grupin e WhatsAppin” dhe të shkojë për ballafaqim me të, dhe Avdullah Hotin, në media.
Postimi i plotë:
Ish-deputeti Kurti paske thanë sot në Mitrovicë se ” Avdullah Hoti e Hykmete Bajrami e kanë lënë buxhetin 2.4 miliardë euro në vitin 2021, ndërsa sot qenka bërë 4 miliardë”.
Kjo është e pavërtetë.
Albin,
Bashkë me prof. Dr. Avdullah Hotin kemi lanë shumë punë të mira si psh. Marrëveshjen e Sabilizim Asociimit 2016, marrëveshja e parë kontraktuale me BE, ndërsa gjatë mandatit tënd BE-ja për shkak teje i vendosi Kosovës masa ndëshkuese.
Ndërsa për buxhet mos gënje se për besë është turp 2.4 milardë eruo e kemi lënë buxhetin ne, ndërsa ti deri me 30 nentor 2025, e ke 2.854 miliardë Euro.
Rritje kjo kryesisht nga inflacion dhe e barabartë me importin e energjisë elektrike gjatë mandatit tënd.
Ti kurrë s’ke me arritë me bë buxhetin 4 miliardë euro, sepse pas 28 dhjetorit nuk do të jeshë më Kryeminister i vendit.
Por, pasi që keni vendosë me dalë në medie, merre atë grupin e WhatsApp-it unë e Avdullah Hoti ju presim në studio dhe ju tregojmë çka kemi punu ne, e çka keni dështu ju.












