,

Kurti i gatshëm të ulet në tavolinë me Vuçiqin: Jam gati për t’i dëgjuar kërkesat për serbët e Kosovës, ata janë bashkëqytetarë të mi

Kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në një bashkëbisedim virtual me redaktorët e revistës politike të Oksfordit ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi,

Ai ka thënë se është gati për t’i dëgjuar kërkesat për serbët e Kosovës, pasi pohon se janë bashkëqytetarë të tij, por se se nuk është i gatshëm që të hyjë në dialog për të kompenzuar Serbinë.

“Unë mendoj se ne duhet të jemi të sinqertë për të pasur një marrëveshje të qëndruar, ne duhet të bëjmë kërkesa ndaj njëra-tjetrës. Serbia ka disa kërkesa për Kosovën edhe ne gjithashtu dhe t’i vendosim në tavolinë kërkesat tona për të pasur një dialog të drejtë. Ne duhet t’i rishikojmë 33 marrëveshjet paraprake me Serbinë, pra marrëveshjet nuk zbatohen. Duhet ta mbyllim atë kapitull në mënyrë që të vazhdojmë përpara. Unë jam gati për të dëgjuar nevojat dhe kërkesat për serbët e Kosovës ata janë bashkëqytetarë të mi, por më duhet të them që nuk jam gati për të hyrë në një projekt ku ne duhet të kompenzojmë Serbinë për humbjet që i ka shkaktuar në Kosovë”, ka thënë Kurti.

Ai thotë se nga negociatat duhet të përfitojnë qytetarët, e jo politikanët.

“Lotët në fytyrën e Vuçiqit nuk janë lot të serbëve të zakonshëm por lotë të Serbisë si shtet që e ka humbur Kosovën. Negociatat në dialog janë diçka që njerëzit duhet të jenë përfitues, dhe jo politikanët. Ne duhet të ndihmojmë njerëzit”, tha Kurti.

Related Posts