Autori i emisionit “Pressing”, Leonard Kerquki, kërkoi koment nga Bedri Hamza i PDK-së për deklarimin denigrues në terma kafshor të Albin Kurtit, ku opozitën i quajti “hajvana” e, argumentativisht, edhe elektoratin opozitar si “hajvanat”.
Hamza e mënjanoi nga të komentuarit atë deklaratë, duke thënë se “ecim tutje…nuk është gjuhë e duhur”.
“Ja unë e kam thënë dhe po e përsëris. E para i kam tre fëmijë, jam familjar , e kam punu profesor…dhe nuk e lejoj veten asnjëherë me përdor gjuhë jo adekuate. Po e përsëris, gjuha shqipe është mjaftueshëm e pasur me fjalë, dhe mujm me formulu mendimin e vet me fjalë të zgjedhura. Veç ecim tutje”, tha Hamza.