“Aparati shtetëror i Serbisë ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme t’i dëmtojë subjektet rivale serbe, veçanërisht Partinë për Liri, Drejtësi e Mbijetesë të Nenad Rashiqit dhe Demokracia serbe të Aleksandër Arsenijeviq por edhe votuesit e komuniteteve tjera, kryesisht rom e ashkali”.
Kështu ka deklaruar të dielën, më 8 mars 2025, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq.
Në këtë konferencë Kurti ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në zgjedhje në Kosovë që u mbajtën më 9 shkurt, shkruan Demokracia.com.
Pjesa më befasuese nga deklarata e Kurtit ishte “shqetësimi” i tij për partinë e Aleksandër Arsenijeviq, Demokracia Serbe.
Vetëm pak ditë më herët, më 4 mars 2025, Arsenijeviq është bërë lajm në media me respektin publik që ka shfaqur për terroristin milioner, Milan Radojçiqin, i cili udhëhoqi sulmin terrorist mbi institucionet e Republikës së Kosovës, më 24 shtator 2023 në Banjskë të Zveçanit.
“Njeriu është milioner, ai nuk është dikush që nuk mund të paguajë 100 veta, 200 nga Bosnja, Kroacia, e kështu me radhë, që ata njerëz të shkojnë të mbarojnë punën, ndërsa ai të ulet diku dhe të kryej tregimin përmes telefonit. Ai e veshi uniformën dhe mori pushkën. Kjo është, le të themi ne si burra, për njëfarë respekti. Në fund të fundit, ai është një njeri që mori guximin, me gjithë milionat që ka, të zbresë dhe të fusë kokën në thes”, ka thënë kreu i partisë “Demokracia Serbe”, ultra-nacionalisti serb Aleksandar Arsenijeviq, për një nga tabloidet e regjimit serb, duke folur për Millan Radoiçiqin dhe sulmin terrorist në Banjskë në shtator të vitit 2023. / Demokracia.com /
Deklarimi i Arsenijeviq: