Kurti hedh votën, fton qytetarët për pjesëmarrje masive (VIDEO)

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka shfrytëzuar të drejtën e votës në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në qendrën e votimit në Fakultetin Ekonomik në Prishtinë.

Pas votimit, Kurti tha se kjo është një ditë e rëndësishme për Kosovën dhe ftoi të gjithë qytetarët që të dalin e të votojnë, duke shpresuar se  legjislatura e dhjetë do të konstituohet sa më shpejt, duke mundësuar edhe formimin e qeverisë së re, raporton Klankosova.tv.

“Posa votova këtu në Fakultetin Ekonomik në kryeqytet për legjislaturën e dhjetë të Kosovës. Sot është një ditë e bukur dhe e rëndësishme. Ftoj të gjithë qytetarët që ta ushtrojnë të drejtën e tyre dhe ta shfrytëzojnë mundësinë për të përcaktuar përbërjen e Kuvendit të ardhshëm. Uroj dhe besoj se legjislatura e dhjetë do të konstituohet sa më shpejt Kuvendi i ardhshëm dhe njëkohësisht të formohet Qeveria e re. I falënderoj të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen në fushatë, për durimin, vëmendjen dhe angazhimin që kanë treguar. Po ashtu shpresoj se pjesëmarrja do të jetë masive, sepse pjesëmarrja masive reflektohet edhe në cilësinë e zgjedhjeve dhe në legjitimitetin e institucioneve”, tha Kurti.