Një fushatë më ndryshe që kishte në target edhe të rinjtë e Nju Jorkut i solli fitoren Zohran Mamdanit, demokratit 34-vjeçar.
Mamdani fiton zemrat e gjeneratës “cool” në garën për kryetar të Nju Jorkut, kishte shkruar Neë York Times për kampanjën e tij, e cila investoi shumë në platforma si TikTok e Instagram Reels.
Për t’u afruar me të rinjtë ai përdori përmbajtje të shkurta shpesh me humor, ‘meme’ dhe duke përdorur fraza pop-kulturore. Ai përfshiu edhe elemente që lidhen me identitetet e reja.

Ndër to ishte një fotografi e Mamdanit me Ella Emhoff dhe anëtarin e Këshillit të Qytetit të Nju Jorkut, Chi Oss, të cilët e realizuan një video fushate prapa skenës në Brooklyn Steel, një vend i muzikës në Nju Jork në qershor të këtij viti.
Ata u shfaqën duke bërë formën e zemrës me duar, si dhe me gishta formuan një zemër të vogël – një gjest shumë i përhapur në K-pop dhe rrjetet sociale.
Këtë u munduan ta kopjojnë disa politikanë në Kosovë.
Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti bashkë me nënkryetaren Albulena Haxhiu dhe kandidatin për kryetar të Mitrovicës së Jugut u përpoqën të bënin të njëjtin gjest.
“Bashkë për Mitrovicën tonë të zemrës”, shkroi Haxhiu.













