Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka vazhduar fushatën në Obiliq, por ka tronditur me një deklaratë, duke u arsyetuar se si pasojë e rritjes së madhe ekonomike, Kosova nuk ka mjaftueshëm fuqi punëtore.
Ai ka thënë se nëpër fabrikat e Ferizajt ka parë punëtor të huaj.![]()
“Kam shkuar nëpër fabrika në zonën e Ferizajt, hyn brenda, dy inxhinierë, një nga Turqia tjetri nga Kina. Shkon te salduesi, salduesi prej Pakistani, shkon te agjustatori, prej banglladeshi, shkon te elektricisti prej Filipineve, unë nuk kam asgjë kundër, kjo kallxon që ekonomia jonë po rritet dhe nuk kemi mjaftueshëm fuqi punëtore sa kemi rritje të biznesit. Qysh i kanë ndodhur Gjermanisë e Austrisë që kanë marrë shqiptarë e të tjerë për ekonominë e tyre, në atë pik sa më shumë që i afrohemi BE-së, po na vijnë edhe neve”, ka thënë Kurti.
Mirëpo Kurti në fjalimin e tij në Obiliq ka harruar statistikat se sa mijë shqiptarë e lëshuan Kosovën vetëm gjatë vitit 2024.![]()
Tridhjetë e shtatëmijë e katërqind e pesëdhjetë e një banorë (37451) lëshuan vendin gjatë 2024.
Kështu ka njoftuar Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), e cila theksoi se gjatë po të njëjtës periudhë imigruan pak mbi 9 mijë banorë.![]()
“Sipas vlerësimit, gjatë vitit 2024, popullsia e Kosovës pati një rritje natyrore prej 10,888 banorësh. Vendbanimin (komunën) e tyre e ndërruan 21,513 banorë. Kurse, imigruan në Kosovë 9,038 banorë. Derisa emigruan 37,451 banorë”, njoftoi ASK në muajin qershor.
ASK po ashtu kishte raportuar se popullsia e vlerësuar e Kosovës për vitin 2023 ishte 1,603,115, kurse për vitin 2024 ishte 1 milion e 585 mijë e 590 banorë rezidentë.














