Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë sot në seancën e Kuvendit të Kosovës se Qeveria dhe Kryeministri Ramush Haradinaj duhet të japin dorëheqje, pasi sipas tij skandalet e shumta të kësaj Qeverie nuk mund të mbulohen me vënien e taksës ndaj Serbisë, transmeton Gazeta Metro.
Kurti tha se pagat e shoferëve me koeficientë janë më të lartë sesa drejtorët e shkollave sipas ligjit të ri të pagave që ka bërë kryeministri Haradinaj, kurse korrupsioni vetëm se po shtohet dhe rendet e kosovarëve para ambasadave vetëm e sa po shkon e po shtohet në Kosovë.
Po ashtu Kurti tha se deputetët u mashtruan me korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, pasi asnjë veprim nuk është bërë prej sa është votuar demarkacioni me Malin e Zi.
“Paga e shoferëve të administratës së lartë janë me koeficiente më të lartë se pagat e drejtorëve e shkollave, është rritur korrupsioni dhe po shtohet rendet e njerëzve para ambasadave të huaja, kurse korrigjimi i kufirit Meha me të cilin u mashtruan deputetët nuk është kurrkund”, tha Kurti, transmeton Gazeta Metro.
Kurti ka thënë se Haradinaj dhe Qeveria e tij të largohet menjëherë, pasi skandalet e shumta nuk mund të mbulohen me taksën e vendosur ndaj Serbisë.
“Të largohet kjo qeveri dhe kryeministri Haradinaj, dhe taksa të mbetet, kurse skandalet e shumta të kësaj qeverie nuk mund të mbulohen me këtë taksë nga Haradinaj”, tha Kurti./gazetametro.net