Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se mendimi Këshillëdhënës i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovë do të mbetet akt i vulosjes së ligjshmërisë së pavarësisë së Kosovës në të drejtën ndërkombëtare.
Kurti një postim në Facebook në 15 vjetorin e kësaj deklarate tha se kjo e ktheu në humbje të madhe nxitimin e Serbisë për pyetjen rreth legjitimitetit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Vlera juridike e këtij Mendimi, nuk do mend, do t’i shërbejë gjeneratave të juristëve si një mësim për parimësinë dhe etikën në vendosjen e interpretimin e vlerave universale. Ajo do mbetet edhe një mësim për Serbinë, e cila me nxitim loboi në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për ta pyetur Gjykatën për ligjshmërinë e pavarësisë së Republikës sonë. Nxitimi i saj u kthye në një humbje të madhe të politikës serbomadhe, e po ashtu simbolikisht një kujtim për viktimat e kolonizimit, diskriminimit sistematik e gjenocidit të saj”, ka shkruar Kurti ndër të tjera.
The post Kurti: Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ktheu në humbje të madhe nxitimin e Serbisë appeared first on Kosovapost.net.