Qysh në ditën e fitores në zgjedhje ua dha epitetin e kafshëve.
Por, edhe pas më shmë se muajsh nga 9 shkurti dhe pas 24 seancash të dështuara për ta zgjedhur Albulena Haxhiun, kryetare Kuvendi, Albin Kurti nuk e ka përmiësuar gjuhën ndaj ish-opozitës,
Këtë të dielë, e vlerësoi atë si të prapambetur. Në këtë tubim të Këshillit të Grave të Vetëvendosjes, ku Haxhiu është kryeetare, e që u nbajt pas seancës së dështuar të Kuvendit, Kurti rikujtoi se ish-opozita ka dalë kundër gruas më te votuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Por vetë e propozuara për kryeparlamentare, nuk e sheh mosvotimin si luftë ndaj saj.
Në fakt, asnjëra ish-partitë opozitare, nuk e ka kundërshtuar Haxhiun për shkak se është grua. Madje, Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës, ia ka sugjeruar Vetëvendosjes, t’I propozoj për këtë pozitë Saranda Bogujevcin e Shqipe Selimin. Derisa Partia Demokratike e Kosoëvs, ka bërë me dije se voton këdo tjetër, përvec atyre qe ishin ne qeveri.
Për dallim nga Lidhja Demokratike e cila ka konfirmuar se nuk e voton asnjë kandidat të partisë fituese.