Kurti: Fushata e korrje-shirjes këtë vit me rekord të ri

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se fushata e korrje -shirjes këtë vit po nisë me rekord të ri, meqë sipas tij, sivjet ka mbi 21 mijë hektarë tokë më shumë të mbjella se sa vitin e kaluar.

“Fushatën e korrje-shirjes po e nisim me një rekord të ri: sivjet kemi mbi 21 mijë hektarë më shumë të mbjella me grurë sesa vitin e kaluar”, ka shkruar Kurti i cili bashkë m e ministrin në detyrë, Faton Peci kanë qëndruar në fshatin Sopijë të Therandës.

Kreu qeveritar bashkë me vartësin e tij janë pritur nga fermeri Xhemë Beqiraj, që sipas Kurtit tokën që për kohë të gjatë ishte djerrinë, Beqiraj, tha ai, e ka kthyer në fushë me grurë.

“Me ministrin Faton Peci, u rikthyem në fshatin Sopijë të Therandës. Aty na mirëpriti fermeri Xhemë Beqiraj që ka të mbjellë 25 hektarë grurë. Me punën e zellin e tij, dhe me mbështetjen që e ka marrë nga shteti përmes subvencioneve dhe granteve, tokën që për një kohë të gjatë ishte djerrinë, e ka kthyer në fushë të artë me grurë, që nesër të jetë bukë në sofrën tonë. E përveç grurit ka edhe mbi 11 hektarë të mbjellë me bostan e pjepër”, ka shkruar Kurti.

The post Kurti: Fushata e korrje-shirjes këtë vit me rekord të ri appeared first on Kosovapost.net.