,

Kurti flet për shndërrimin e Prekazit në “peizazh kulturor historik”

Kryeministri Albin Kurti e falënderoi “me përkulje respekti” Rifat Jasharin, vëllain e komandantit ikonik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, në 25-vjetorin e rënies së familjes Jashari.

Kurti foli në seancën solemne të Kuvendit për punët që po bëhen për kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Ai tha se kanë qëllim ta shndërrojnë këtë fshat në “peizash kulturor historik”.

“Qëllimi i këtij projekti që është në fazën e shpalljes së konkursit ndërkombëtar, është që institucionet të investojnë ashtu që i gjithë fshati Prekaz të shndërrohet në një peisazh kulturor historik ku shqiptarët dhe gjithë njerëzit do të mund të shkojnë për t’u njohur me gjithë historinë e Jasharëve”, tha Kurti.

Related Posts