Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një mesazh në Facebook ku tha se lufta kundër korrupsionit nuk është vetëm angazhim institucional, por një detyrë e përditshme dhe një zotim moral ndaj brezave të ardhshëm. Reagimet e qytetarëve, megjithatë, nuk ishin në të njëjtën vijë me tonin institucional të Kurtit.
Postimi i tij u pasua me dhjetëra komente kritike, ku ndjekës të shumtë e akuzuan qeverinë e udhëhequr nga kreu i Vetëvendosje se po e përdor retorikën kundër korrupsionit ndërkohë që brenda radhëve të saj janë hapur skandalet më të mëdha të viteve të fundit.
Pjesa e komentuar ishte skandali i rezervave shtetërore, skandal që kulmoi me ngritjen e aktakuzës nga Prokuroria ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
Në komentet e publikuara, një numër komentuesish akuzuan Vetëvendosjen se pas premtimit për luftë ndaj korrupsionit ka prodhuar skandale më të mëdha se qeveritë paraprake.
Në mesin e komenteve që morën më shumë pëlqime, qytetarët i kërkonin Kurtit të “fillojë prej kabinetit tuaj”:











