Kompania Fe Plast në Prizren ka dhjetë vite që merret me prodhimin e roletave për dritare, por periudhën më të fuqishme të zhvillimit e ka përjetuar gjatë pesë viteve të fundit. Aktualisht, me 110 punëtorë të angazhuar në dy ndërrime dhe me pagë minimale prej 650 eurosh, Fe Plast përfaqëson një ndër historitë më të suksesshme të industrisë vendore.
Rreth 80% e prodhimit të kësaj fabrike destinohet për tregjet e jashtme. Krahas Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian, produktet e saj eksportohen edhe në vende të tjera të Evropës Lindore, si Ukraina, si dhe në Afrikën Veriore – deri në Egjipt e Libi. Teknologjia e prodhimit është moderne, e automatizuar dhe e sjellë nga Italia, duke i garantuar cilësi të lartë dhe standarde konkurruese.
Kjo fabrikë u vizitua kryeminsitri Kurti dhe VETËVENDOSJE!, Artan Abrashi – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit. Në këtë vizitë u theksua rëndësia e mbështetjes së ndërmarrjeve vendore, ku përkrahjes nga niveli qendror do t’i shtohet edhe kujdesi e ndihma nga niveli lokal, nëse Abrashi merr drejtimin e komunës.
“Fe Plast është një shembull i qartë i biznesit që punon, prodhon, eksporton dhe fiton,” u tha gjatë vizitës, duke falënderuar udhëheqësit e kompanisë për mikpritjen dhe duke iu uruar suksese të mëtutjeshme.
The post Kurti: Fe Plast shembull i suksesit vendor me prodhim e eksport ndërkombëtar appeared first on Kosovapost.net.