Deputetja e Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka reaguar pas emërimit zëvendësministër të një ish-ushtaraku serb nga kryeministri Kurti.
Kadrijaj ka thënë se me kohë është alarmuar se kjo qeveri është antikombëtare.
“Albin Kurti paska emëru për zëvendësministër një ushtarak të ushtrisë serbe, i cili e paska pohuar vet që ka qenë pjesë e kësaj ushtrie gjatë kohës që shqiptarët vriteshin e masakroheshin. Se kjo qeveri është antikombëtare kemi alarmuar qysh herët, nisur nga urrejtja për ata që kanë udhëhequr luftën dhe nga diskriminimi që i bëhet veteranëve”, është shprehur Kadrijaj.
Theksojmë se Radoica Radomiroviq, më 25 maj të këtij viti ishte emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si Zëvendës Ministër për Komunitete dhe Kthim./Fokusi.info/