Kurti emëron gazetarin Konushevci zëvendësministër të Administrimit të Pushtetit Lokal

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar gazetarin Arton Konushevci në pozitën e zëvendësministrit të parë në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Kryeministri Kurti e uroi Arton Konushevci për detyrën e re dhe i dëshiroi suksese në përmbushjen e përgjegjësive të reja.

Artan Konushevci deri tani ka punuar gazetar në disa media.