Kreu i VV’së, Albin Kurti në emisionin ‘Konak’ ka treguar pse asnjëherë deri më tash nuk ka shkuar për vizitë tek varri i ish-Presidentit Ibrahim Rugova. transmeton Periskopi.
Ai thotë se ishte insistimi i njerëzve të LDK-së që e ka lidhë në inat e të mos shkojë për vizitë tek varri i Rugovës.
“Nuk kam shkuar të varri për shkak se njerëzit e LDK-së, që më së paku kisha dashtë me ma kërku, insistonin që unë të shkoj tek varri i tij. Ai është një gjest simbolik që unë nuk dua të ia jap vlerën artificiale. Njerëzit e LDK-së e bënin këtë veprim që ma pamundësonin atë vizitë”, ka thënë Kurti.
I pyetur nëse këtë gjë do ta bënte si ndihmesë për koalicion me LDK’në, Kurti përgjigjet:
”Unë nuk them kurrë për gjestet e tilla simbolike. Edhe kur të vdes unë një ditë, fare të mos më vijnë tek varri, vec le të punojnë. Ne e respektojmë njëri tjetrin, jo tek varri, por tek jeta. Rugova ka qenë insistues për liri e pavarësi. Konsistenca e tij do të mbetet shumë e vlerësuar.